Fshati Zhegër i Gjilanit, dhe fshatrat e Karadakut, janë liruar nga karantinimi.
Këtë e ka konfirmuar Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se kanë larguar Zhegrën dhe fshatrat e Karadakut nga karantina dhe izolimi, sepse atje më nuk ka asnjë rast të ri më.
Sipas Haziri, një person i infektuar është shëruar plotësishtë, dhe më nuk ka pas asnjë rast të ri me virus.
Haziri tha se janë larguar edhe masat e izolimit dhe të mbikqyrjes për familjen e të shëruarit nga koronavirusi në këtë fshat.
Po ashtu, Kryetari Haziri në adresimin e tij të sotëm për media, bëri të ditur se në fshatin Lladovë një person është prekur me koronavirus, si rast kontakti dhe po trajtohet në Klinikën Infektive në Prishtinë.
Pas kësaj, Haziri, ka thënë se Komiteti për Menaxhimin e Emergjencave, ka futur 7 familje në karantinë të fshatit Lladovë, si masë për parandalimin e përhapjes së infeksionit, njofton Plus Tv.