Në Kosovë katër raste të virusit AH1N1 apo siç njihet ndryshe si gripi I derrave janë lajmruar në Klinikën Infektive në QKUK, transmeton Gazeta Metro
Lajmin e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë dhe në komunikatën për media thuhet se edhe pse ka raste të raportuar asnjë nuk e kalon pragun epidemik.
Nga 1 tetori 2018 deri sot, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 24,725 raste të dyshimta me grip, 4,155 raste me infeksione respiratore akute dhe 29 raste me infeksione të rënda respiratore akute”.
“Deri sot nga Klinika Infektive janë raportuar katër raste të konfirmuara me influencë AH1N1. Pacientët kanë pasur sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator dhe nuk kanë qenë të vaksinuar me vaksinën e gripit sezonal”, thuhet në komunikatë.
Instituti ka dhënë rekomandime që qytetarët të kenë kujdes, të mos dalin gjatë në ambiente të ftohta, të mos qëndrojnë në vende medendësi të madhe të njerëzve dhe të përdorin sa më shumë lëngje të nxehta dhe vitamina.