LaLuna Resorte dhe Kompleksi “Gjilani- Ksamil & Sarandë” kanë mbushur 10 vite punë dhe po e mbajnë primatin si pika turistike numër 1 në Jugun e Shqipërisë.
Në sezonin 2023 tashmë kanë hyrë me shumë risi dhe me standarde më të larta të turizmit, me një përvojë edhe eksperiencë 10 vjecare, me një klasë të nivelit evropian.
Pa asnjë dilemë është resosorti më i madh në jug të Shqipërisë, me një staf profesional dhe kryekëput kosovar, e vecanarisht nga Gjilani.
Resort La Luna dhe Kompleksi Gjilani cdo vit e më tepër, vec sa po rritetn, kështu sivjet ky biznes afarasit ka arritë kapacitetin e mbi 450 shtretër për turistë, me 3 restorante, dy pishina, me dhoma mbresëlënëse dhe pjesë tjera përcjellëse.
Kapaciteti prej 118 dhomave dhe apartmaneve ofron mundësi të ndryshme banimi, varësisht nga shija e pushuesve.
Përvoja prej një dekade e këtij resorti ka ndikuar shumë në rritjen e cilësisë dhe kualitetit dhe rrjedhimisht interesimet për të kontaktuar gjithënjë e më shumë po rriten.
“Jemi të hapur për gjithë turistët, ngado që janë, teksa për kushtet, shërbimet, cilësinë dhe kualitetin, sigurinë ua dëshmojmë dhe garantojmë me korrektësi, profesionalizëm, përkushtim dhe gatishmëri të plotë”, janë shprehur njëzëri menaxherët e këtij resorti./Radio Star/