Në Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), në Klinikën e Gjinekologjisë, do të lansohet shërbimi digjital për “ngjarjen jetësore: lindja e fëmijës”, një iniciativë që synon të thjeshtojë procedurat administrative dhe të përmirësojë qasjen e qytetarëve në shërbime publike.
Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë ambasadori i Gjrrmanisë, Rainer Rudolph si dhe ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu.
Ky shërbim i ri digjital synon të mundësojë regjistrimin më të shpejtë dhe më efikas të lindjeve, duke reduktuar procedurat burokratike dhe kohën e pritjes për qytetarët.
Përmes këtij sistemi, institucionet synojnë të ofrojnë shërbime më moderne dhe më të qasshme për prindërit.
Lansimi do të mbahet në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, duke filluar nga ora 13:30.

