Dy futbollistët e ardhur nga Bregu i Fildisht, Keita Aziz dhe Keita Raza u shprehën mjaftë të lumtur me ambientin e ri,ku do ta vijojnë karrierën e tyre futbollistike.
Bëhet fjalë për dy futbollistë të cilët i janë bashkangjitur skuadrës sonë ditën e sotme dhe prej ditës së nesërme, ata do ti bashkangjitën skuadrës në stërvitjet për ndeshjet e ardhëshme kampionale.
Keita Aziz, 22 vjeçar i cili luan pozitën e mesfushorit, sezonet e kaluara është paraqitur në kampionatin Tunizian dhe atë të Omanit, në rrëfimin e tijë për faqen zyrtare të klubit, shprehi përshtypjet e tijë të para për skuadrën e Gjilanit.
“Më pëlqen ambienti i ri pasiqë në qytetin e Gjilanit ka një frymë sportive dhe njerëzit këtu jetojnë me futbollin,e përcolla gjithashtu takimin e djeshëm ku ishte një ambient shum i mirë sportiv.Besoj se në lojërat e ardhëshme me shokët e skuadrës do të bëjmë gjëra të mira dhe ti kënaqim tifozët fantastik të skuadrës”, u shpreh Keita Aziz.
Gjithashtu edhe vëllau i Aziz, u shpreh mjaftë i lumtur për aventurën e tijë të re me skuadrën e Gjilanit.Raza i cili luan pozitën e sulmuesit, tha se në skuadrën tonë, kanë ardhur të shfaqin cilësit dhe ti ndihmojnë skuadrës për ti arritur objektivat së bashku.
“Nuk kishim shumë njohuri për kampionatin dhe përgjithsi për vendin, por në përshtypjet e para kemi mbetur mjaftë të kënaqur me ambientin dhe mikpritjen këtu, pasi njerëzit janë shum mikpritës në Kosovë.Në Gjilan kemi ardhur ti shfaqim cilësit tona dhe së bashku me skuadrën ti arrijmë synimet e klubit”,tha sulmuesi pët faqën zyrtare të klubit.
Sikurse Aziz gjithashtu edhe Raza, sezonet paraprake kishte zhvilluar karrierë ne Tunizi dhe Oman.
Dy ardhjet e reja në skuadër, janë fryt i bashkëpunimit mes skuadrës së Gjilanit dhe kompanisë menagjeriale “Sem Menagment”, e cila funksionin në menagjimin e futbollistëve me seli në Cyrih të Zvicrës.