Të gjithë e kanë mendjen te dhuna, por larg diçkaje që asesi nuk mund ta anashkalojmë dhe ti japim meritat e përligjura janë paraqitja fantastike e futbollistëve të Gjilanit në duelin e fituar ndaj Llapit 3-0 dhe atmosfera që krijuan tifo grupi “Skifterat” për 90 minuta, raporton Gazetasheshi.com.
Përfundimi i ndeshjes ndonëse ishte skandaloz me sulmin që iu bë gjyqtarit anësor Meriton Berisha nga disa persona jozyrtarë, pjesa tjetër e stadiumit kishte pamje fantastike.
Tifozët “Skifterat” dhe lojtarët të cilët ishin së bashku me stafin teknik festuan si është më së miri.
Më poshtë keni pamje nga kjo festë e cila duhet të shërbejë si model edhe për stadiumet tjera: