Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë të ditur se mbi 100 shtetas afganë që po qëndronin përkohësisht në Kosovë, sot janë nisur drejt ShBA-së.
Ambasada përmes një postimi në Twitter ka falënderuar Kosovën për bujarinë dhe mikpritjen.
“Mëngjesin e sotëm, fluturimi i katërt u nis nga Kosova me mbi 100 afganë të cilët së shpejti do të fillojnë një jetë të re në SHBA. Faleminderit Kosovë për bujarinë dhe mikpritjen tuaj”, thuhet në postimin e ambasadës në Twitter.
Për pritjen ndaj afganëve ka falënderuar Kosovën edhe zëvendësndihmës sekretarja, Molly Montgomery.