Komuna e Gjilanit ka marrë vendim për t’i liruar rrugët dhe trotuaret nga të gjitha tezgat që zënin hapësirat e pronës publike shkruan Radio Star.
Të gjitha tezgat janë të larguara nga hapësirat publike në qendër të qytetit, dhe nëpër lagjet e qytetit.
Drejtori i Inspeksionit, Nevzad Rushiti ka thënë se është për lakmi se asnjë tezëgë nuk ndodhet përreth xhamisë së madhe.
Drejtorit Inspekcionit në Gjilan, Nevzad Rushiti ka deklaruar për Radio Star, se të gjitha këto tezga kanë liruar hapsirat publike dhe qytetarët ta kenë më të lehtë qarkullimin nëpër rrugët e qytetit.
Sot gjatë ditës komuna e Gjilanit ka bllokuar parqet e qytetit me shirita duke i pamundësuar qytetarëve që të mblidhen dhe të ecin lirshëm dhe mos të bëhet frekuentimi në këto ditë pandemie.