Aktorët e mirënjohur të serialit komik “FC Latta”, Arjanit Hoti dhe Edlir Gashi kanë vizituar futbollistët e Kosovës, shkruan Gazetasheshi.com.
Hoti dhe Gashi që luajnë në serialin komik ‘FC Latta’, kanë qenë në njërin nga hotelet luksoze ku po qëndron ekspedita e Kosovës dhe kanë bërë një video të shkurtër me lojtarët, si: Mirlind Daku, Betim Halimi dhe Visar Beka
“Sekretarë, këta po i blejë. Gërdi po bëjshin”, thotë ai.
Kosova nesër udhëton për Turqi, ku atje do të zhvillojë dy miqësore me Guinën dhe Gambinë.
Dardanët kësaj radhe do të luajnë me një pjesë të madhe të futbollistëve nga Superliga e Kosovës.
/Gazeta Sheshi/