Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan fton qytetarët që të dalin në mënyrë masive për ta shprehur vullnetin e tyre të lirë përmes votës dhe në këtë mënyrë do të kontribuojnë për zhvillim të Gjilanit, e për mirëqenien e tyre.
Shtabi i LDK-së në Gjilan njofton se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë dhe procesi po shkon mbarë.