Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë zhvilluar takimin e katërt me radhë për të harmonizuar programin e mundshëm të qeverisë së re.
Pas takimit deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se të dy partitë ka diskutuar për tema të rëndësishme në aspektin e sigurisë.
Njëra prej pikave kryesore për të cilën është diskutuar, Gashi ka thënë se është krijimi i një “Zyre Hetimore” e cila do të ketë disa kompetenca, por që në rend të parë do të jetë lufta kundër krimit, shkruan Reporteri.net.
“Zyra Shtetërore e hetimit do t’i ketë disa komponentë në vështrimin tonë, komponentja e parë lufta kundër krimit, hetimi i krimit të vjetëruar sidomos atyre politike, lufta kundër korrupsionit si dhe sundimi i ligjit në aspektin e antikorrupsionit dhe verifikimit të pasurisë. Vetëm zyra shtetërore e hetimti ka nevojë ende për hetime, për të parë se a e cënon sistemin kushteutes të Kosovës. Kemi orientim të përbashkët pozitiv sa i përkët këtyre fushave kemi dakordësi me partnerët e mundshëm pra VV-në”, tha Gashi.
Nga gazetarët, Gashi u pyet edhe për qëndrimet e dy subjekteve lidhur me Gjykatën Speciale, mandati i së cilës mund të mos vazhdojë vitin e ardhshëm.
Ai tha se dy subjektet pajtohen parimisht që këto dhoma të specializuara duhet të vazhdojnë të funksionojnë në kuadër të ligjeve të Kosovës.