Nëndega e LDK-së, në Dobërçan të Gjilanit iu është drejtuar me një kërkesë kryetarit, kryesisë së LDK-së dhe deputetëve te LDK-së, në Kuvendin e Republikës që të angazhohen e të mobilizohet anëtarësia e gjerë e LDK-së, por edhe i gjithë popullit në përgjithësi që të iu bashkohen protestave të organizuara nga shoqëria civile, në mënyrë që një orë e më parë të rrëzohet, siç thuhet, kjo qeveri e padinjitetshme dhe e hajnisë
Ja deklarata e plotë:
Ne mbledhjen e kryesisë së nëndegës, të mbajtur më datë: 23.08.2018, në Dobërçan, pasi u analizua situata aktuale politike ne vendin tonë dhe pas diskutimeve të shumta, në mënyrë unanime, anëtarët e kryesisë dhe aktivistët u pajtuam që, përmes kësaj deklarate t’i drejtohemi me një kërkesë: kryetarit, kryesisë së LDK-së dhe deputetëve te LDK-së, në Kuvendin e Republikës.
Njëkohësisht, kjo deklaratë do t’i dërgohet edhe medieve, me qëllim të sensibilizimit të popullit për këtë katrahurë e cila është krijuar në shtyllat kryesore të pushtetit të shtetit tonë.
Paraprakisht kërkojmë nga grupi parlamentar i LDK-së dhe nga kryesia e LDK-së, ti lënë fjalët boshe dhe deklaratat monotone nëpër konferenca shtypi por te kthehen në bazë dhe t’i marrin këto kërkesa të popullit:
1. Të mobilizohet anëtarësia e gjerë e LDK-së, por edhe i gjithë popullit
në përgjithësi që të ju bashkohen protestave të organizuara nga
shoqëria civile, në mënyrë që një orë e më parë të rrëzohet kjo
qeveri e padinjitetshme dhe e hajnisë.
2. Të dalin para popullit me emra konkret për këto poste para
zgjedhjeve te parakoheshme:
– Emrin për kryeministër
– Emrin për ministër te drejtësisë
– Emrin për ministër të punëve të brendshme
3. Puna e parë qe duhet të bëj Qeveria e re:
– VETTINGUN për prokurorë dhe gjykatës,
– VETTINGUN për politikan të cilët kanë përvetësuar pasuri të mëdha, të cilët qëndrojnë pas disa ndërmarrjeve të mëdha në vend, të cilat po e shkatërrojnë ekonominë, duke fillua nga falimentimi i PTK-së, rishikimin e të gjitha privatizimeve nga të cilat janë profiter politikan të të gjitha partive.
A kane forcë dhe guxim këta emra të prijnë në konfiskimin e tërë kesaj pasurie te vjedhur e të ju kthehet popullit dhe çka është më kryesorja, a munden me fillu pikërisht nga disa poltikan të cilet janë në partinë tonë por krimin e kan bashk me PRONTO-n (per të cilët në baza të gjithe e dime kush janë ata).
Në bazë të këtij vullneti të kryesisë dhe aktivistëve tanë, ne do të mundohemi ti drejtojmë këto kërkesa në të gjitha strukturat e partisë, njëkohësisht do të apelojmë edhe tek nëndegët tjera të fillojnë të jenë zëri i popullit dhe jo zëri i atyre që po flejnë.
Për kryesinë e nëndegës së LDK-së, në Dobërçan
Naser Arifi – Kryetar