E nderuara familje Fejza, kryesi të degëve të LDK-së në Viti dhe Geneve,
Me pikellim të thellë e mora lajmin per ndarjen nga jeta te veprimtarit te çështjes kombëtare, profesorit të nderuar, Agim Fejza.
Profesor Agimi, më nuk do të jetë në mesin tonë, por ai do të mbahet në mend per sa të jetë jeta për veprimtarinë e tij në të mirë të vendit, duke qenë çdo herë pjesë aktive në kauzën kombëtare për liri, pavarësi e demokraci.
Ai edhe pse jetoi në mërgatë, në vazhdimësi ishte pjesë e çdo iniciative në të mirë të atdheut!
Familje e dashur Fejza, kolegë e miq të profesor Agimit, në këto momente të rënda mërzie, duke bashkendare dhimbjen me ju, ju lus që të bëheni të fortë dhe t’i përballoni këto ditë të rënda pikëllimi!
Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!
Falemnderit Agim!
Lamtumirë miku im dashur!
Lutfi Haziri
Kryetar i Degës së LDK-së Gjilan.