Mbështetja e gjilanasve për kryetarin Lutfi Haziri dhe listën e LDK-së për zgjedhjet e 17 tetorit, është masivizuar edhe në lagjet, Baja e Dheu i Bardhë, në takimet në formatin e bashkëbisedimit, ku kanë marrë pjesë edhe kandidatët për Asamble: Besim Guda, Afërdita Balaj e Jehona Maliqi.
Kryetari Haziri ka falënderuar banorët atje për përkrahjen, duke thënë se ky besim përkthehet me përgjegjësi edhe më të madhe në punë.
“Falëmnderit lagjeve Baja e Dheu i Bardhë për këtë përkrahje masive ndaj meje dhe listës së LDK-së. Ky besim përkthehet me përgjegjësi edhe më të madhe në punë. Për vazhdim të qeverisjes me duar të pastra e dyer të hapura për qytetarët. Për implementimin e programeve zhvillimore për Gjilanin. Do të mbetem gjithmonë, Luta i juaj!”, ka thënë me këtë rast kryetari, Lutfi Haziri.