Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan ka konfirmuar publikisht mbështetjen e saj të plotë për kandidatin për kryetar komune, Arbër Ismajli, duke hedhur poshtë çdo dilemë lidhur me pozicionin e partisë në këtë garë.
Përmes publikimit të një fotografie me kryetarin e degës, Lutfi Haziri, LDK-ja ka treguar qartë se është e unifikuar dhe e vendosur në përkrahjen e kandidatit të saj zyrtar.
LDK nuk ka qenë kurrë më unike dhe më e bashkuar sesa në këto zgjedhje,” – thuhet në një deklaratë të brendshme, duke theksuar se përkrahja për Arbër Ismajlin do të jetë e fuqishme dhe e pakushtëzuar, me të gjithë mekanizmat partiakë në funksion të fitores.
Brenda strukturave të LDK-së në Gjilan ekziston bindja se kandidati Arbër Ismajli përfaqëson një vizion të qartë dhe real për ta nxjerrë qytetin nga gjendja aktuale, duke sjellë ndryshimin dhe drejtimin e ri që qytetarët e kërkojnë.
LDK është në përgatitje të fushatës zgjedhore dhe paralajmëron një angazhim të gjerë, duke u bazuar në vlera programore, përvojë institucionale dhe mbështetje të fuqishme qytetare./Radio Star/