Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media (KPM).
Ky paralajmërim u bë pas përfunditmit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ndërsa seanca u caktua të jetë të enjten.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se nëse ky projektligj nuk ndrysho atëherë do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se ky projektligj ka për qëllim kontrollin e mediave të pavarura.