Po lexojmë në portale klithma se ‘LDK është e përaçarë me Thaçin lidhur me dialogun’. Ju sigurojmë se LDK, përmes Kryesisë, Këshillit të Përgjithshëm dhe Grupit Parlamentar do të jetë unike sikur në rastin e fundit kur e ndërtoi unitetin e saj për të votuar ligjin për ratifikimin e demarkacionit. Jo për askënd tjetër, por për interesin qytetar dhe liberalizimin e vizave.
Dialogu, çfarëdo epilogu që të ketë, çfarëdo formati e platforme, nuk do të na përçaj assesi. Përkundrazi, ne do të ndërtojmë unitetin brenda partisë. Për ne ka shumë rëndësi uniteti jonë para çdo procesi, sepse pa LDK’në ky vend nuk ka sukses, Republika nuk është e plotë, nuk ka integritett, siguri, sovranitet e demokraci.
#LDKpartieunitetitdhefitores