Është hapur të martën zyra nënshtabit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në lagjen Arbëria të Gjilanit, ku pjesëmarrës, pos kryetarit të Shtabit, Arben Mehmeti, të pranishëm ishin edhe kandidatët për deputetë nga Gjilani.
Duke i uruar për hapjen e zyrës, kryetari i Shtabit Zgjedhor të Degës, Arben Mehmeti, është shprehur para të pranishmëve se nëndega e lagjes “Arbëria” është model i organizimit, i punës dhe i suksesit në disa palë zgjedhje.
Kryetari i nënshtabit të LDK’së në “Arbëria”, Imet Rrahmani, njëherësh kandidat për deputet, ka konfirmuar se po punohet natë e ditë për mobilizim në përkrahje të kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani dhe ekipit të madh të LDK’së.