Shkruar nga: Mr.Sci.inxh. Murat Hoxha
Lirie Abdurrahmani – Kajtazi është ndër të paktat femra që u sfidua për mbi 30 vjetë me radhë dhe qëndron akoma fuqishëm në kontributin e sajë politik, përmes së cilit është pjesë e zhvillimit institucional e ligjor të Republikës së Kosovës. Disa nga veprimtaret e Liries, nuk janë tani më në jetë, disa për arsye objektive e disa të tjera për shkaqe subjective, nuk janë në aktivitet, pra mbetet një numër që mund të numrohet në gishtat e dorës të cilat janë pjesë e rrugtimit me Lirinë e cila dallon nga të gjitha për nga meritat, vlerat dhe përgjegjësitë që kishte e që ende është duke i ushtruar me vullnetin dhe seriozitetin ma të madhë.
Shkas për këtë shkrim është botimi i librit “Liria për lirinë” botim i shtëpisë botuese Beqir Musliu. Ky libër u realizua në formë monografie nga bashkëveprimtarët e ngushtë të sajë : Linda Kallaba, Naim Behluli, Fatushe Haliti. Naser Latifi, Sabit Rrustemi dhe ai të cilit ia fali tër besimin madje edhe çenjen e sajë, Fadil Kajtazi. Libri u lektyrua nga Sherafedin Kadriu, ndërsa pjesë e rëndësishme e këtij botimi janë fotografitë e Afrim Kqikut, i cili ishte si hije në të gjitha aktivitetet e LDK-se, duke regjistruar me aparatin fotografik, kuptohet duke rrezikua shumë edhe jetën e tijë, e i cili nga Kryetari i Komunës z. Lutfi Haziri është shpallë “Qytetarë nderi i Gjilanit”
Unë nuk dua të besoj që emri, vepra dhe kontributi Lirije Abdurrahmani – Kajtazi do të mbetet e përshkruar vetëm më këtë monogfrafi, sepse ajo edhe tani i kalon kornizat e kësaj monografie e cila megjithate është një nxitje e memorjes sonë për veprimtaritë e jashtëzakonshme, të mençura dhe të guximshme jo vetëm të Liries por edhe të atyre të cilët janë radhitë jashtëzakonisht mirë nga autorët të cilët ishin të mishnuar thuaja në të gjithë rrugëtimin dhe aktivitetet politike, profesionale dhe menaxheriale të Liries, mbase edhe më të drejtë e kanë vlerësu si “një dhuratë të vogël miqësh, në shenjë nderimi për veprimtarinë 30 vjeqare të Lirie Kajtazit për jetësimin e vizionit Rugovian për Liri, Pavarsi e Demokraci”
Grupi i autorve e fillon këtë monografi me fjalinë “Tridhet vite për Lirinë, Pavarsinë dhe Demokracinë” e cila është një postulat dhe konsiderohet Program Kombëtarë i Presidentit historic Ibrahim Rugova dhe Lëvizjes të cilën ai e udhëhoqi deri në lirinë e Kosovës, nw tw cilën lëvizje Liria ishte pjesë aktive dhe bashkëpunëtore e Presidentit.
Titulli i Librit “ Liria për lirinë” në supozimin tim është i Sabit Rrustemit, i cili në një faqe e gjysmë të shprehjeve të tijë të mprehta dhe të lidhura me aq mjeshtri në formë parathënje të librit, e përshkruan aq bukur shpirtiin, vrullin dhe dëshirën për liri, duke e lidhë mjeshtërisht Lirinë si emër dhe lirine si ndjenjë, dhe realitet i zbatimit të filozofisë Rugoviane të shprehur me një fjali por që në vete përmbanë tër kompleksitetin e konceptit jetsor për të cilin janë shkrua shum vepra nga njerëzit të mëdhejë të kësaj bote.
Në mes parathënjes dhe faqes së parë të librit Autorët e kan vendosë një poezi të thurrur nga Linda Kallaba (me të cilën edhe unë isha bashkë në shumë aktivitete dhe aksione të lëvizjes për liri) kushtuar Shoqës së sajë të pandashme, veprimtares me të cilën u sfidua dhe u dëshmua në shumë aktivitete të programuara nga niveli më i lartë udhëheqës e deri të strukturat zbatuese të programit për lirine e Kosovës.
Brendësia e librit është përshkrim detaj i Parathënjes së Sabit Rrustemit dhe poezisë së Linda Kallabës, është konfirmim i pjesërishëm i “këtyre dy faqe të librit”, sepse ka ende shumë për të përshkru dhe identifikua vepra, sakrifica, fitore mbase edhe ndonjë sfide të Lirie Kajtazit.
Lirija fillon aktivitetin e vetë si 16 vjeqare (1986-1988) duke u angazhuar në LPRK (Lëvizjen Popullore për Republikën e Kosovës), ku ishte e zgjedhur si kryetare e Këshillit Popullor për Malisheve dhe anëtare e Rrethit të Gjilanit. Unë nuk jamë i bindur në vetëdijen e plotë e të pjekur të një 16 apo edhe 18 vjeqareje, ama që ajo qyshë në atë moshë kishte ndjenja patriotike kjo është e qartë. Gjithsesi për këtë angazhim Liria ka kalua disa filtra lidhur me karakterin, pastërtinë, guximin dhe shpirtin e sajë patriotik. Kjo konfirmohet në rrugëtimin e mëvonshëm të Liries e cila që në ditët e para të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila funkciononte si një lëvizje gjithpopullore, u angazhua fuqishëm, jo me ndjenjen e të qenit vetëm pjesë e forumeve por me një qëllim të caktuar qyshë si anëtare e LPRK-së, që Kosova të jetë e lirë dhe e mvetësishme.
Në korrik të vitit 1991 zgjedhet anëtare e këshillit të Forumit të Rinisë, e cila ia fuqizon edhe më tepër ndjenjen pavarsinë e Kosovës nga krjesa artificiale e ish Jugosllavisë e cila për Shqipëtarët ishte një krijesë jo e pranueshme madje edhe armike. Liria, tani më e vëtëdijshme më shumë së kurrë, e mveshur edhe me atribute të veqanta politike e njërëzore, e guximshme dhe e urtë, profesioniste dhe e afërt me bashkëpunëtorë, e vendosur në synimet e sajë, u bë pjesë e të gjitha lëvizjeve, aktiviteteve dhe aksioneve të cilat përputheshin më objektivat e përcaktuara në forumet dhe institucionet pjesë e të cilave ishte.
Ajo në korrik të vitit 1991, u zgjodh anëtare e kryesisë së LDK-së dega në Gjilan, dhe nga ky moment karriera politike e sajë ishte më e përcaktuar, me përgjegjësi dhe sfida më të mëdha dhe të rregulluara me akte normative të nxjerra nga institucionet e Republikës së Kosovës (të cilat filluan funkcionimin e vetë në mënyrë të pavarur nga pushteti okupator Serb). Ishte pjesë aktive në organizimin e “Referendumit për Republikën e Kosovës si shtet Sovran dhe të pavarur” i cili u mbajt në muajin shtatori të vitit 1991. Ishte pjesë e Struktuës organizative e mbrojtjes territorial në Ministrinë e mbrojtjes së Republikës së Kosovës për Rajonin e Gjilanit 1991-1999.
Liria si personalitet ishte gjithkund dhe merrte pjesë në të gjitha aktivitetet e organizuara duke synuar sa ma shpejtë lirinë. Ajo ishte motivuese jo vetëm e aktiviteteve politike por edhe sportive, kulrurore, edukative dhe përgatitjeve specifike të strukturave të ardhëshme qoftë administrative dhe politico-ushtarake. Ajo ishte gjithëher në mesin e katër-pesë personaliteteve të Gjilanit të cilët nuk iu ndan punës dhe veprimtarisë për çlirimin e Kosoves, së bashku me një armatë veprimtarësh e profesionistësh të cilët kryenin punën me përkushtim të bindur që Kosova do të pavarsohej.
Më 12 qershorë u arritë synimi. Liria akoma e rriti intensitetin e punës së vetë. E mbushur me krenari, ajo vazhdoi punën tani në