Lidhja Demokratike e Kosovës në një mbledhje me shumë diskutime e disa emra, ka vendosur për ish-zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti, si kandidat për kryeministër të ardhshëm.
Kryesia e kësaj partie ka vendosur me shumicë votash që Hoti të dërgohet si emër tek presidenti Hashim Thaci, sapo ky i fundit ta kërkojë mandatarin, shkruan Reporteri.net.
Sic mëson gazeta, emri i Avdullah Hotit është dërguar në Këshillin e Përgjithshëm të partisë për të marrë miratimin nga organi më i lartë i LDK-së.
Emri i Hotit në Kryesinë e LDK-së erdhi pas tërheqjes së kreut të partisë, Isa Mustafa, i cili nuk shprehu gatishmëri të bëhet shef qeverie. Në garë ishin edhe Kujtim Shala e Lutfi Haziri, mirëpo kryesia vendosi për dikur kandidatin e saj për këtë post.
Sidoqoftë, LDK-ja po pret që së shpejti të marrë mandatarin nga presidenti dhe më pas të krijojë një qeveri së bashku me AAK-në, Nisman-n, AKR-në dhe minoritetet./Reporteri.net