Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka folur rreth çështjes së tërheqjes së mjeteve nga Trusti Pensional, që do të jetë në rend dite nesër në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Shala tha se ekspertët e LDK-së nuk e vlerësojnë si praktikë të duhur, por meqenëse Qeveria nuk po bën asgjë sipas tij, LDK do të votoj për.
“Ajo çështje do të jetë nesër sërish në rendin e ditës, në thelb ekspertët tonë mendojnë se nuk është një praktikë e mirë. Por qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë tjetër dhe e ka bërë të domosdoshme tërheqjen e kursimeve, dhe LDK do të votoj për”, tha Shala në Debat Plus.
Kujtojmë se partia në pushtet, Vetëvendosje ka njoftuar se nuk do ta votojnë tërheqjen e Trustit.