Lidhja Demokratike e Kosovës ka një dallim të madh në buxhet sa u përket të hyrave dhe shpenzimeve.
Kjo parti, sipas raportit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për financat e paaudituara të partive politike, ka një deficit të buxhetit prej mbi 595 mijë e 292 euro e 27 centë.
LDK-ja të hyra në vitin 2021 i ka pasur 583 mijë e 492 euro e 43 centë.
Ndërkaq, shpenzime i ka 1 milion e 178 mijë e 784 euro e 70 centë.
Partia e Ramush Haradinajt i ka në arkë 294 mijë e 969 euro e 62 centë.
Kështu bën të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Sipas KQZ-së, AAK-ja ka shpenzime 477 mijë euro e 947 euro e 61 centë.
Në raportin e publikuar për financat e paaudituara të partive politike për vitin 2021, thuhet se kjo parti ka një deficit prej 182 mijë e 977 eurosh e 99 centë.