Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar me publikimin e videove ironizuese duke shprehur kritika për qeverisjen aktuale të Albin Kurtit.
Kësaj radhe, videoja i kushtohet dështimit të ekzekutivit në infrastrukturë.
“4 vjet, 2 kilometra rrugë! Mos ja bo vetit rrafsh! #behundryshimi”, ka shkruar Abdixhiku.
“Përnime nuk është qaq keq. S’pe kuptoj pse njerëzit po ankohen. Ok, asni rrugë s’është kry, po su bo nami. Ndodh me t’u prish kerri prej gropave po s’ka sen që s’nreqet. Edhe kurrgjo s’bohet me ec n’kamë. 30 kilometra çka janë për marakli hajt? Sen. Ec n’kamë knaqesh. Unë mënoj që është super. Krejt varet qysh e sheh”, thuhet në tekstin e videos së postuar në Facebook.