Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan ka reaguar lidhur me vonesat në përfundimin e autostradës Prishtinë–Gjilan, duke rikujtuar një premtim të kryeministrit Albin Kurti.
Përmes një postimi, LDK-ja në Gjilan thekson se kanë kaluar 3 vjet, 2 muaj e 29 ditë nga ky premtim, ndërsa autostrada ende nuk ka përfunduar.
Në reagim, dega e LDK-së përmend edhe shikueshmërinë e postimit të Kurtit, i cili, sipas tyre, ka marrë mbi 21 mijë pëlqime, rreth 2,500 komente dhe është parë nga më shumë se gjysmë milioni njerëz.
“Jemi në tetor të vitit 2026, e autostrada ende nuk ka përfunduar!”, thuhet në reagimin e LDK-së në Gjilan.










