Pa kompetenca e pa përkrahje qytetare e ka cilësuar qeverisjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli. Me këtë rast ai ka shkruar që është koha që Haradinaj të jap dorëheqje, transmeton “Zëri.info”.
Lider shtetëror i guximshëm është ai cili merr guximin për tu ballafaquar me realitetin se nuk ia vlen për të qëndruar Kryeministër pa kompetenca, pa informata e përkrahje qytetare. Qëndrimi i Ramush Haradinaj në post me më pak se 40 deputetë ,tregon që ai post vlerësohet më shumë se interesat e vendit. Kosova duhet edhe kur nuk të dhuron poste e privilegje. Prandaj tani është koha për ta treguar guximin e tij duke dhënë DORËHEQJE. Qëndrimi edhe më tutje në atë post ,verteton fjalën tonë të urtë që KAJTJA ( lakmia) korit burrin. Por pertej saj ,edhe ecja e Kosovës përpara po dëmtohet, nga ky lëmsh institucional i shkaktuar nga ky mishmash koalicioni PANA-S”, ka shkruar ai.