Pas rehatimit të kunatave, balldëskave e baxhanakëve, Hysenit të VV-së i paska ra ndërmend që duhet të merret me buxhetin
I pari i ekzekutivit në Gjilan tash e tri vite ka shpërfaqur politikë përçarëse në stilin e mizevirit, fillimisht tek partia e tij e më pas tek ish-partneri i koalicionit.
Pasi dështoi në mënyrë spektakolare në çdo aspekt, sepse prioriteti i parë dhe i vetëm ishte rehatimi i kunatave, balldëskave e baxhanakëve, tash pas tri viteve Hysenit të VV-së i paska ra ndërmend që duhet të merret me buxhetin, duke u viktimizuar e me tentim të mjerë për t’ia hedhur fajin opozitës.
Qytetarëve të Gjilanit ua rikujtojmë se si pasojë e keqqevisjes e avarive të mëdha në buxhet, Gjilani është penalizuar tash e tri vite në grantin e performancës, duke mos e fituar as edhe një projekt të vetëm.
Për dy vite radhazi, Hyseni i VV-së me bedelet e nivelit qendror, Gjilanin e stërkeqën në atë shkallë se auditori gjeneral i dha opinion me një buxhet të kualifikuar me 19 probleme e avari të jashtëzakonshme buxhetore, me projekte të reviduara njëanshëm e kundërligjshëm, ndërsa më 1 tetor kjo administratë fillon me tri projektet, që deri para tri viteve u referoheshin si ‘Projektet e Lutës”.
Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të jetë kritike ndaj avarive të këtij pushtetit dhe nuk do të kemi asnjë kompromis ndaj avarive të papara të kësaj administrate, që Gjilanin e bëri me imazh për toke.