Koordinatori i Departamentit për Rend dhe Ligj në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, tha se Qeveria e goditi sistemin dhe sipas tij shqyrtimi i rasteve do të ngadalësohet, raporton teve1.info
Në një konferencë për medie, Manaj tha se me vendimin për uljen e pagave të prokurorëve e gjyqtarëve, Qeveria i dha goditjen më të rëndë sistemit të drejtësisë.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës është e vetmja në botë që në kohë të inflacionit i zvogëlon pagat.
Kjo tha ai do të ndikojë në ikjen e prokurorëve e gjyqtarëve nga sistemi si dhe ngadalësimin e trajtimit të rasteve.
“LDK-ja e kundërshton uljen e pagave ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. Qeveria i dha goditje sistemi të drejtësisë, në momenti kur ishim në pritje të rritjes së pagave. Kjo është Qeveria e vetme në botë që në kohë të inflacionit i ul pagat, kjo është një nga goditjet më të rënda. Vendimi skandaloz cenon punën edhe ashtu të cenuar. Ulja e pagave nënkupton ikjen nga sistemi i drejtësisë, nënkupton ngadalësimin e trajtimit të rasteve”, tha ai.