By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... LDK: Kurti fyen historikun e edukimit dhe arsimimit në Gjilan
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

LDK: Kurti fyen historikun e edukimit dhe arsimimit në Gjilan

Përditësimi i fundit: March 4, 2025 4:41 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Gjilan ka reaguar ndaj deklaratës së Kryeministrit Albin Kurti gjatë ceremonisë së vendosjes së gurthemelit të një çerdheje të re, duke e cilësuar atë si nënçmuese dhe fyese për historikun e arsimit në qytet. Sipas LDK-së, Kurti, me pretendimin se deri në ardhjen e tij në pushtet nuk ka pasur interesim institucional dhe social për fëmijët e Gjilanit, ka mohuar të gjithë angazhimin e institucioneve dhe shoqërisë për edukimin dhe mirëqenien e fëmijëve ndër vite.

- Advertisement -

Në reagimin e saj, LDK rikujton investimet e bëra në arsimin parashkollor, përfshirë ndërtimin e çerdhes më të madhe në rajon në vitin 2018, si dhe kritikon qeverisjen aktuale komunale për dështimin në funksionalizimin e çerdhes në lagjen Arbëria. Sipas LDK-së, ky gurthemel i vendosur nga Kurti përfaqëson një hap shumë të vogël krahasuar me arritjet e mëparshme në këtë sektor.

Komunikata e plotë:

Kurti fyen historikun e edukimit dhe arsimimit në Gjilan

Me rastin e vënies së gurthemelit të një çerdheje të fëmijëve, sot Albin Kurti deklaroi se derisa ka ardhur ai në pushtet nuk ka pasur interesim institucional dhe social për fëmijët e Gjilanit. Me këtë ai hodhi poshtë gjithë angazhimin e shoqërisë dhe institucioneve të Gjilanit për angazhimin dhe interesimin e tyre për një edukim, shëndet dhe mirëqenie të fëmijëve.

Komisioni për Arsim i LDK-së i kujton Kurtit se kur ka patur edukim parashkollor në Gjilan, ai as gjallë nuk ka qenë. Prandaj, deklaratën e tij e shohim si nënçmuese dhe shumë fyese për gjithë qytetarët dhe historikun e arsimit shqip në qytetin tonë.

Të fillosh me ndërtimin e një çerdheje dhe të hedhësh poshtë gjithçka, këtë e bënë vetëm një kryeministër demagog, të cilit i intereson vetëm pushteti.

Arsimi dhe edukimi në Gjilan i ka fillet e veta shumë thellë në historinë tonë, prandaj ky gurthemel që e vendosi ai është një hap shumë i vogël karshi gjithë asaj që është bërë në të kaluarën.

Ia kujtojmë se qeveria e LDK-së në Gjilan, me kryetar Lutfi Hazirin dhe në bashkëpunim me qeverinë amerikane ka realizuar projektin më të madh në rajon, e pikërisht kjo në lagjen më të madhe të qytetit në Dardani në vitin 2018, duke ndërtuar çerdhen më të madhe në Gjilan e cila i ka 140 fëmijë të moshës 9 muaj – 6 vjeç, me 12 edukatore dhe me një kujdes të veçantë ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta.

Po ashtu, Kurtit i kujtojmë se vartësi i tij në Gjilan z. Hyseni Hyseni qe 4 vite nuk ka mund t’i përfundojë punët finale të çerdhes në lagjen Arbëria për të cilën ka hapur konkurs dhe ka pranuar punëtorë, duke i paguar pa filluar ende punën

Ia kujtojmë, po ashtu, se në Gjilan janë 6 qerdhe për fëmijë të moshës 9 muaj – 6 vjeç, në të cilat janë të përfshirë mbi 600 fëmijë e të cilëve u kushtohet kujdes i veçantë ditor dhe kur kësaj i shtojmë edhe nivelin parashkollor nëpër shkolla lirisht mund t’i themi se kjo që ka bërë sot nuk është as 1% e asaj çfarë ka bërë LDK-ja dhe kryetari i saj Lutfi Haziri, për edukimin dhe kujdesin e fëmijëve të qytetit tonë të dashur – Gjilanit.

Sot fillon viti i ri shkollor
Shoqata e Gastronomëve me mesazh për qeverinë Kurti
Plani i Serbisë për 10 komunat serbe në Kosovë
Temperaturat për sot
Reagon Ardita Sinani: Deklarata e mbrëmshme të kryetarit të Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi se “nuk e kemi çu atje Shaip Kamberin në parlament për t’u bërë avokat i Reçakut”, është skandaloze
Artikulli i mëparshëm KQZ-ja pret që numërimi i votave të përfundojë sot
Artikulli tjetër Daku: Jam mysliman, u habita kur pashë xhaminë në Kazan

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.