Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Gjilan ka theksuar se tendencat destruktive dhe dashakeqe të Ekzekutivit nuk do ta pengojnë funksionimin e Kuvendit Komunal.
Në një takim të martën, të kërkuar nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal, z. Kushtrim Kadriu, Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, z. Lutfi Haziri, së bashku me shefin e Grupit të Këshilltarëve Komunalë, z. Avdyl Aliu, riafirmuan përkushtimin e tyre për të bashkëpunuar me këtë organ legjislativ.
LDK-ja kërkoi që Kuvendi të vihet në shërbim të plotë të qytetarëve, pavarësisht presioneve nga ekzekutivi, duke mbështetur diskutime të hapura për buxhetin dhe projektet komunale.
Komunikata e plotë:
Tendencat destruktive e dashakeqe të Ekzekutivit nuk mund ta dështojnë Kuvendin Komunal të Gjilanit
Me kërkesë të Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Gjilanit, z. Kushtrim Kadriu, Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, z. Lutfi Haziri, së bashku me shefin e Grupit të Këshilltarëve Komunalë, z. Avdyl Aliu, kanë mbajtur takim të martën.
Në këtë takim, LDK ofroi dorën e bashkëpunimit, si gjithmonë, për organin më të lartë legjislativ në Komunë, për kapërcimin e gjendjes aktuale në Kuvend, dhe gjithashtu është kërkuar që të ushtrojë kompetencat e tij si Kryesues i Kuvendit, që ky organ komunal të vihet në funksion të plotë në shërbim të qytetarëve, pavarësisht tendencave destruktive e dashakeqe të Ekzekutivit.
LDK është e gatshme për diskutime e debate rreth buxhetit komunal, bartjen e mjeteve buxhetore dhe të çdo projekti tjetër për të mirën e qytetarëve të komunës sonë!