Lidhja Demokratike e Kosovës është larguar nga takimi i sotëm i liderëve, takim ky i organizuar nga Ballkan Research Policy Group, ku temë diskutimi është dialogu Kosovë-Serbi.
Është pikërisht përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, nënkryetari Lutfi Haziri, i cili ka dalë nga takimi duke thënë se për këtë parti nuk është përfaqësimi i duhur në këto tryeza, dhe se diskutimet e tilla duhet të mbahen në Kuvend, transmeton Indeksonline.
Takimi ndërkohë është duke vazhduar ndërmjet përfaqësuesve të partive përpos të atyre të Vetëvendosjes të cilët që nga fillimi nuk u bënë pjesë e këtij takimi, duke cilësuar se këto tryeza diskutimesh janë shpeshtuar dhe kjo e ditës së sotme ngjason me formatet e zyrës së presidencës.