Lidhja Demokratike e Kosovës ka ftuar qytetarët e Gjilanit të marrin pjesë masivisht në tubimin e saj qendror, që do të mbahet nesër, më 6 shkurt, në orën 18:00, në Bulevardin “Ibrahim Rugova” dhe sheshin “Rexhep Mala e Nuhi Berisha”.
Ky manifestim politik vjen si pjesë e fushatës zgjedhore, me mesazhin për një ndryshim të madh në Gjilan.