Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se më 8 tetor do të mbajë tubimin qëndror në Gjilan, në Bulevardin “Ibrahim Rugova”, me fillim nga ora 18:00.
Në njoftim thuhet se ky tubim do të jetë një ngjarje madhështore, ku qytetarët ftohen të marrin pjesë për të shprehur mbështetjen e tyre për ndryshimin që, siç theksohet, “e meritojnë”.
“Të nderuar qytetarë, ju ftojmë të na bashkoheni në këtë tubim madhështor. Bashkë mund ta sjellim ndryshimin që e meritojmë. 🫶🏼 Bashkë për fitore!”, thuhet në njoftimin e kandidatit të LDK-së, Arbër Ismajli.
Tubimi është pjesë e fushatës zgjedhore të LDK-së, e cila po zhvillohet në disa qytete të Kosovës në kuadër të zgjedhjeve lokale.
#LDK #ArberIsmajli #Gjilan #Zgjedhjet2025 #BashkëPërFitore