Konkursi për anëtarët e Bordit të Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Lokale “TREGU” SH.A., është tërësisht jo transparent duke mos u publikuar as në web faqen e Komunës së Gjilanit e as në ndonjë portal lokal a qendror.
Kjo është metodë e VV-së për të kontrabanduar në pozita te larta drejtuese militantë partiak e te pa kualifikuar, gjë që dëshmohet edhe me personat që janë përzgjedhur për këto pozita, emrat e të cilëve nuk po i përmendim sepse nuk kemi asgjë personale ndaj tyre.
Duke mos e respektuar Ligjin per Ndërmarrjet Publike dhe Shoqëri Tregtare dhe me mbylljen e procedures së rekrutimit me këto shkelje e në formë jo ligjore, është dëshmi e madhe se Komisioni Komunal i Aksionareve duhet te shkarkohet sa më shpejt, në mënyrë që pasojat e këtyre veprimeve skandaloze të jenë sa më të vogla.
Këto dhe shkeljet e vazhdueshme të ekzekutivit në Gjilan, duhet të jenë alarm për prokurorinë, të cilën e ftojmë t’i hetojë.
Ndermarrja Tregu është një sorie suksesi dhe si e tillë duhet te mbrohet.