Lidhja Demokratike e Kosovës po zhvillon tubimin e saj përmbyllës, më të madhin elektoral në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Para dhjetëra mijëra pjesëmarrësve nga e gjithë Kosova, kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, tha se “ndryshimi dhe fitorja tashmë është mes nesh.”
“Duke ju parë kaq shumë, duke ju parë kaq zjarrtë, duke ju parë në kaq masë, them me plot bindje, se po shkojmë për fitore; fitore dhe asgjë më pak se kaq. Ndryshimi nuk po vjen! Ndryshimi dhe fitorja tashmë është mes nesh! Ju jeni ndryshimi. Ju bëni fitoren”, tha Abdixhiku.
“Ndryshimi dhe fitorja tashmë është mes nesh! Ju jeni ndryshimi. Ju bëni fitoren! Dhe ju them, zotohem, se çfarë kemi nisur sonte këtu, do të kushtrojë fort e do të mbahet në mend gjatë, jo vetëm sonte, jo vetëm nesër, por do të kushtrojë fort e gjatë, për gjenerata të tëra që do të vijnë pas.” – tha Abdixhiku.
Abdixhiku vuri theksin tek momenti historik që po përjeton Lidhja Demokratike e Kosovës, duke theksuar se ky tubim do të mbahet mend gjatë.
“Do të shikojmë me mburrje në këtë 8 shkurt, në këtë mbrëmje, e do të kuptojmë, se fitorja jonë u vulos në këtë shesh! Nga ky shesh LDK dha kushtrimin përfundimtar! Dhe në këtë shkurt dimri, teksa qëndrojmë krah për krah me njëri tjetrin, teksa mbështetemi në mikun, teksa mbështetemi në fqinjin, teksa mbështetemi në babën, nënën, djalin, vajzën, teksa mbështetemi te bashkëmendimtari me të cilin e ndajmë një shesh, e ndajmë një qiell, e ndajmë një fat, e ndajmë një Republikë, e kuptojmë dhe fuqinë tonë si një popull kur bëhemi bashkë! Dhe po bëhemi bashkë, nën dy hije të mëdha!” – tha kreu i LDK-së.
Në dukje dhjetëra mijëra duken ngjeshur të pranishëm në tubimin përmbyllës të Lidhjes Demokratike të Kosovës në sheshdin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.
“Ibrahim Rugova”, “O Lumir ti ku je, se krejt Kosovëm këtu e ke”, janë dy prej brohorimave që po mbushin denur atmosferën nga të tubuarit.