Këtyre akuzave të kryeministrit Haradinaj ndaj LDK-së se po punon kundër liberalizimit të vizave, u është kundërpërgjigjur nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri.
Haziri është shprehur i habitur me këtë qëndrim të Haradinajt, pasi sipas tij, është pikërisht LDK-ja që ka mundësuar votimin e demarkacionit me Malin e Zi, si kusht për liberalizimin, raporton KTV.
Haziri thotë se zyrtarët e LDK-së kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë fushatë në të mirë të liberalizimit.
Madje, Haziri thotë se Haradinaj, pengesat për liberalizimin i ka brenda koalicionit qeverisës.
LDK-ja vlerëson se zyrtarët qeveritarë nuk duhet të japin afat kohor për vizat, por ta luftojnë korrupsionin dhe të shkarkohen ministrat me aktakuza
LDK-në e habisin deklaratat e Haradinajt rreth vizave
Ndani këtë artikull