Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Gjilan do të mbajë sot një tubim me banorët e lagjes “Dardania”.
Takimi do të zhvillohet në shkollën “Selami Hallaçi” duke filluar nga ora 18:00. Ky tubim është pjesë e angazhimit të LDK-së për të komunikuar drejtpërdrejt me qytetarët dhe për të prezantuar programin e saj.
Të gjithë banorët e lagjes janë të ftuar të marrin pjesë.