Pas rehatimit të kunatave, balldëskave e baxhanakëve, Hyseni i VV-së vazhdon punësimin e shokëve e bashkëpartiakëve Hyseni i VV-së në Gjilan pas rehatimit të kunatave, balldëskave e baxhanakëve, tash është kthyer pak te partia e tij, duke punësuar në shërbim civil shokë e aktivistë të partisë në pushtet.
Gjilani nën administrimin e VV-së është bërë çerdhe e punësimeve familjare e partiake, duke e shkelur me dy këmbë parimin e barazisë e konkurrencës në punësim. Kjo çfarë ka bërë Alban Hyseni në këtë dhe konkurset tjera, i humbur shpresën çdo të riu e të reje se mund të punësohen pa qenë pjesë e partisë në tyre, ose familjarë të tyre. Qeverisja e VV-së në Gjilan është konstruktuar vetëm në punësim të kunatave, balldëskave, baxhanakëve e shokëve të Hysenit.
Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Gjilan, do të vazhdojë t’i shpërfaq para qytetarëve të gjitha avaritë dhe shkeljet papara të kësaj administrate dhe i ftojmë organet e shtetit që ta bëjnë punën e tyre.
Emrat e të punësuarve në konkursin e fundit në shërbim civil janë:
Albenis Sylejmani (shok i Hysenit)
Flakron Rexhepi, zyrtar ligjor me kontratë mbi vepër, në kabinetin e Hysenit
Diellza Lubishtani, kandidate për asamble nga VV (2021)
Albulenë Hajdari, pjesë e kabinetit me kontratë mbi vepër.