Sot është mbajtur seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Gjilanit, ku kryetari Hyseni ka njoftuar se për arsye të mosvotimit të buxhetit ka kërkuar nga ministri, Elbert Krasniqi, shpërbërjen e kuvendit.
Si rrjedhoj, nga LDK deklaruan se në rast se të dështimit të votimit të buxhetit, të njëjtit do të nisin peticion duke kërkuar nënshkrimin e qytetarëve për shkarkim të kryetarit.
“Meqë sot kryetari Hyseni ka kërkuar shpërbërjen e Kuvendit Komunal, gjë që është pa bazë ligjore, ne si LDK i bëjmë me dije se në rast të dështimit të votimit të buxhetit, do të nisim peticion duke kërkuar nënshkrimin e qytetarëve për shkarkimin e kryetarit”, ka thënë Gresa Avdiu, zëdhënëse e LDK-së në Gjilan.
You can skip this ad in 3Advertisement
Ndërkohë, edhe nga PDK në Gjilan thanë se sipas tyre më mirë është të largohet fillimisht kryetari, e pastaj Kuvendi Komunal, ose të dy njëkohësisht.
Ndryshe, seanca e jashtëzakonshme e mbajtur sot ishte e thirruar nga opozita për të diskutuar mbi buxhetin, projektet kapitale dhe formimin e një këshilli të ekspertëve financiar.
Pjesa e dytë e seancës vazhdoi vetëm me diskutime, për shkak se në mungesë të korumit ishte e pamundur të merret ndonjë vendim. /Telegrafi/