Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka prezantuar gjashtë kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke përfshirë edhe veten e tij.
Ai theksoi se kandidatët e përzgjedhur do të përfaqësojnë me dinjitet interesat e Gjilanit dhe Anamoravës në Kuvendin e Kosovës.
Shkrimi i plotë:
Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së konfimoi gjashtë kandidaturat për deputetë nga Dega e Gjilanit
Unë, bashkë me Lirije Kajtazin, Valentina Bunjaku Rexhepin, Avdyl Aliun, Bardhyl Sylën dhe Dr. Besim Gudën, zotohemi se do t’i përfaqësojmë denjësisht interesat e Gjilanit dhe Anamoravës në Kuvendin e Republikës.
Më 9 shkurt do të ndodhë rikthimi i madh i LDK-së në Gjilan, Anamoravë dhe në mbarë Kosovën. Më 9 shkurt, ne votojmë edhe për Komunën e edhe për Kuvendin e Republikës.
Faleminderit për mbështetjen liderit tonë dhe mikut tim, Prof. Dr. Lumir Abdixhiku dhe të gjithë qytetarëve ndaj Rrugës së Re!
#ldkgjilan
#bëhundryshimi