Reagim i Komisionit për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit i LDK-së në Gjilan
Komisioni për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit i LDK-së në Gjilan shpreh shqetësimin e tij lidhur me punimet që janë duke u zhvilluar në njërën nga tribunat e Stadiumit të Qytetit.
Bëhet fjalë për një pjesë të rëndësishme të stadiumit, e cila është e destinuar për shikuesit, prandaj cilësia e punimeve duhet të jetë në përputhje me standardet më të larta të sigurisë dhe funksionalitetit.
Komisioni ynë kërkon nga mbikëqyrësit e projektit që të jenë më vigjilentë dhe të mos lejojnë vazhdimin e punimeve në këtë mënyrë, pasi stadiumi është një objekt i rëndësisë së veçantë për komunitetin dhe sportin lokal.
LDK, përmes këtij komisioni, do të vazhdojë të përcjellë nga afër këtë projekt dhe të reagojë sa herë që vërehen parregullsi që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe interesin publik.
19 gusht 2025