Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Gjilan do të mbajë nesër (e premte) takime me banorët e lagjeve Fidanishtja dhe Iliria, ku do të diskutohet për nevojat dhe prioritetet e komunitetit.
Sipas njoftimit, takimi me banorët e lagjes Fidanishtja do të mbahet tek “Ceni Company” në ora 17:00, ndërsa ai me banorët e lagjes Iliria do të zhvillohet në shkollën “Abaz Ajeti” në ora 18:00.
LDK në Gjilan fton qytetarët të marrin pjesë dhe të kontribuojnë me shqetësimet e tyre për përmirësimin e jetës në këto lagje.