Shkruan: Burhan Isufi
Rasti me i fresktet eshte tek LDK-ja ku duket qarte qe nuk ka unifikim te mbrenshem, ku mos konsulidimi i tyre e ben LDKne, nje dry qe e qelin shume çelesa!.
Duke fillu nga Kuvendi i karrigeve te LDKse qe pas perleshjes u formua LDD, pastaj ndarjes se PDKse ne NISMA dhe deri ne fund tek ndarja e VV ku nje pjese u bashkangjiten PSDse.
Partite tona kane, kush me shume e kush me pak, deficite te brendshme demokratike.
Partite tona nuk kane mekanizma te cilet i menaxhojne ambiciet politike te individeve qe mendojne ndryshe nga njeri-tjetri.
Partite me nivel te larte te demokracise se brendshme jane ne gjendje qe te vene ne funksion ambiciet personale pa e demtuar partine.
Ne partite me demokraci te brendshme ambiciet individuale politike filtrohen ne ate menyre qe ato t’u sherbejne interesave te pergjithshme te partive.
Ne partite qe kane resurse te uleta te demokracise, ambiciet personale shnderrohen ne lufte te ashper per pushtet, ku rivalet mundohen te eliminojne njeri-tjetrin me metoda nga me te pistat. Prandaj edhe vjen puna deri tek percarjet, ndarjet, perjashtimet e margjinalizimet te individeve qe guxojne te sfidojne “te fortit” e partive.
Kjo gje duhet te ndryshohet njehere e mire!