Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka përmbyllur sonte ciklin e debateve me moton “LDK ju dëgjon” me strukturat e Arbërisë, Zabelit e Velekincës.
Kryetari i Degës, njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, ka falënderuar strukturat e partisë të këtyre zonave për angazhimin, punën dhe pjesëmarrjen në debat, ku e ka vlerësuar debat tejet të frytshëm.
Temë që shqetësoi çdo pjesëmarrës ishte edhe situata aktuale politike në vend, sidomos në veriun e Kosovës dhe gjithashtu opozitarizmi i LDK-së në këtë situatë të rëndë për komunën dhe gjithë vendin.
Edhe në këtë takim përmbyllës të ciklit të debateve, strukturat e Arbërisë, Zabelit e Velekincës kanë shfaqur interesim të madh për të debatuar lidhur me veprimet e Degës pas Konventës, strukturat e Komisioneve profesionale të Degës, opozitarizmin dhe rikthimin e LDK-së nëpërmjet mobilizimit dhe regjistrimit të anëtarësisë.
LDK do të jetë gjithmonë zë i qytetarëve dhe lojale ndaj shtetit, por asnjëherë ndaj një pakice politike, të kërkesave avanturiere të tyre dhe lëvizjeve politike që po vazhdojnë ta dëmtojnë funksionimin e organeve të Kuvendit Komunal!