Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan ka publikuar programin zhvillimor për Gjilanin 2021 + edhe në versionin online, pasi ditë më parë u është shpërndarë qytetarëve në formatin e shtypur.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se në këtë program janë të inkorporuar të gjitha fushat, derisa theksoi se aty e gjen vetën secili qytetar.
“Të dashur qytetarë të Gjilanit e bashkatdhetarë. Tashmë e kemi publikuar edhe në formatin online Programin zhvillimor për Gjilanin 2021 +, në të cilin besojmë se e gjen veten secili prej jush. Ju falëmnderit shumë për besimin e vazhdueshëm ndaj meje dhe LDK-së. Do të mbetem gjithmonë, Luta i Juaj!”, ka thënë kryetari Haziri.
Ja linku i programit të LDK-së për Gjilanin 2021 +:
https://online.pubhtml5.com/fmvn/jgyu/?fbclid=IwAR2LWRkBS2kJvpTvedlhs4d2jeiXhs5XK_GOZgEOCgIUnE_U5vJURRBzBlQ#p=1
#LDK160 #LDKGjilan