Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, ka reaguar pas shpalljes së rezultateve të konkursit të fundit të organizuar nga Komuna e Gjilanit. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, LDK-ja ka shpërndarë emrat e personave të cilët janë pranuar për pozita të ndryshme në institucionet komunale.
Në videon që mund ta shihni më poshtë, janë paraqitur emrat dhe mbiemrat e individëve të punësuar, si dhe pozitat që ata do të mbajnë në administratën komunale të Gjilanit.