Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan ka paralajmëruar një tubim me qytetarë që do të mbahet sot, më 7 tetor 2025, në orën 18:00, në SHFMU “Nazmi Hoxha” .
Ngjarja po zhvillohet në kuadër të fushatës zgjedhore me moton “Bashkë për fitore”, ku LDK-ja po synon të prezantojë vizionin e saj për “një Gjilan më të fortë, më të afërt dhe më të zhvilluar”.
Në tubim do të marrin pjesë kryetari i Degës së LDK-së, z. Lutfi Haziri, si dhe kandidati për kryetar të ardhshëm të komunës, z. Arbër Ismajli.
“Le të festojmë së bashku fillimin e një epoke të re për komunën tonë”, thuhet në ftesën publikuar nga LDK.
Në fund të saj theksohet slogani: “12 tetori është dita e fitores suaj!”