Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka vazhduar me ciklin e debateve me moton “LDK ju dëgjon” me strukturat e Përlepnicës, Dobërçanit, Verbicës së Kmetocit, Kmetocit dhe Muhaxherëve të Shillovës.
Kryetari i Degës, njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, ka falënderuar strukturat e partisë për angazhimin, punën dhe pjesëmarrjen në debat, ku e ka vlerësuar debat tejët të frytshëm, dhe tha se deri në fund të vitit, ne do të jemi në gjithë territorin e komunës së Gjilanit për t’i dëgjuar të gjitha rekomandimet, kërkesat, ankesat e kritikat e tyre.
Strukturat e Përlepnicës, Dobërçanit, Kmetocit, Verbicës së Kmetocit dhe Muhaxherëve të Shillovës kanë shfaqur interesim të madh për të qenë pjesë e debatit edhe atë lidhur me veprimet e Degës pas Konventës, strukturat e Komisioneve profesionale të Degës, opozitarzmin dhe rikthimi i LDK-së nëpërmjet mobilizimit dhe regjistrimit të anëtarësisë. Temë që shqetësoi çdo pjesëmarrës ishte edhe situata aktuale politike në vend, sidomos në veriun e Kosovës.
Prej vitit të kaluar është e dhimbshme që dora e shtetit më s’ka prekur asnjëherë në këto fshatra. E dhimbshme të harrohen fshatrat model sa u përket investimeve. Të gjithë bashkërisht e theksuam se ky ishte vit i humbur për Gjilanin dhe fatkeqësisht do të jetë mandat i humbur për qytetarët!