Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, përmes një komunikate në ‘Facebook’, ka treguar se janë duke mbajtur takime me strukturat partiake, poashtu edhe takime në terren.
Komunikata e plotë:
LDK vazhdon takimet me strukturat në terren, regres e mandat i humbur për Gjilanin.
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan pas takimeve me strukturat partiake, po vazhdon takimet në terren.
Kryetari i Degës, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorët ka mbajtur takime me strukturat e LDK-së në Llashticë dhe Malishevë.
Kryetari z. Lutfi Haziri tha se do të vazhdohet me takimet në të gjitha fshatrat dhe lagjet e qytetit, ku ka thënë se manipulimeve, mashtrimeve e kamuflimeve po u vije fundi sepse Gjilani meriton më shumë dhe më mirë.
Fatkeqësi e madhe për qytetarët është ky mandat i humbur për Gjilanin, me regres të paparë në secilin sektor.