Në Kuvendin Komunal të Gjilanit pikë e veçantë në rendin e ditës ishte Raporti i Komiteteve të Kuvendit Komunal.
Pati diskutime të ndryshme, kritika, lavdata dhe rekomandime të ndryshme.
Interesant është fakti se raporti i Komitetit për Kulturë, Rini dhe Sport u vlerësua lartë nga të gjitha subjektet politike edhe nga ato opozitare.
Kryesues në këtë Komitet është asmbleisti Gentrit Murseli, ndërsa anëtarët e tjerë ;
Arta Haziri AAK
Erleta Osmani PDK
Mefail Junuzi Vatra
Ilir Hoti VV
Arbenita Haziri VV
Ky Komitet gjatë vitit 2019 pati gjjthësej 10 mbledhje dhe në total 29 rekomandime.
Me këtë performancë konsiderohet me të drejtë njëri nga Komitetet Komunale më funksionale në Republikën e Kosovës.