Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se partia në pushtet ka mashtruar qytetarët duke iu premtuar energji të lirë dhe të qëndrueshme.
Sipas LDK-së realiteti është që energjia elektrike u shtrenjtua për 100 %.
Po ashtu sipas tyre nuk ka asnjë angazhim për të rritur kapacitetet gjeneruese.
“❌Mashtruan për energji të lirë.
❌Mashtruan për energji të qëndrueshme.
❌Asnjë angazhim për të rritur kapacitetet gjeneruese”, shkruhet në një postim të partisë opozitare.